Mijëra u mblodhën edhe sot në ditën e 25 të protestave kundër qeverisë Rama. Pas fjalimeve nën shi para Kryeministrisë, qytetarët vijuan marshimin masiv në rrugët e kryeqytetit. Ndërkohë që ndodheshin në afërsi të qendrës së Tiranës, masa kilometrike e protestuesve ka ndaluar papritur, duke lejuar të kalojë një ambulancë.
Gjatë tubimit janë dëgjuar thirrje të forta, mes tyre “Rama jepe dorëheqjen” dhe”Shqipëri e Re”, ndërsa pjesëmarrësit kanë theksuar vendosmërinë për të vijuar mobilizimin.
