Procedurat ligjore pas vdekjes së Jovica Ilievskit: Bërvenica zgjedh u.d. kryetar dhe shkon në zgjedhje të parakohshme

0%

Kryetari i Komunës së Bërvenicës, Jovica Ilievski dje ndërroi jetë. Pas kësaj ngjarjeje tragjike, ligji në Maqedoninë e Veriut specifikon qartë hapat administrative që duhet të ndërmerren për të mos bllokuar proceset institucionale.

Këshilli duhet të thërras seancë urgjente për zgjedhjen e u.d. kryetarit Menjëherë pas përfundimit të ditëve të zisë, Këshilli i Komunës së Bërvenicës duhet të mblidhet në një seancë të jashtëzakonshme.

Sipas Ligjit për Vetëqeverisje Lokale, këshilltarët komunalë do të duhet të votojnë me shumicë votash një nga anëtarët e Këshillit, i cili do të ushtrojë detyrën e kryetarit të komunës (u.d.). Ky person do të udhëheqë komunën përkohësisht që shërbimet ndaj qytetarëve, rrogat e administratës dhe projektet në teren të vazhdojnë pa ndërprerje. Shpallja e zgjedhjeve të parakohshme.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Meqenëse mandati i kryetarit të ndjerë ka ndërprerë në një periudhë ku ligji detyron organizimin e zgjedhjeve të reja, pas njoftimit zyrtar të Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale dhe Qeverisë, Kryetari i Kuvendit do të duhet të shpallë zgjedhje të parakohshme lokale vetëm për Komunën e Bërvenicës.

Në këto zgjedhje, të cilat do të organizohen nga KSHZ-ja, banorët e Bërvenicës do të votojnë për kryetarin e ri, i cili do të ketë mandat legjitim për të udhëhequr komunën.

Burimi: Telegrafi