Shpërndaje në: Anëtarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Shqipe Pantina, ka thënë se është e dhimbshme që Lidhja Demokratike e Kosovës, si partia pjesëmarrëse në proceset më të rëndësishme të shtetformimit të Kosovës, të ndodhet në gjendjen aktuale.
Pantina në emisionin “Konfront” në KTV, ka deklaruar se thyerja e LDK-së ka filluar që në momentin kur kryetari i saj Lumir Abdixhiku, deklaroi pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit se e merr përgjegjësinë për humbjen por nuk e bëri një gjë të tillë. “Mbi parimet e marrjes së përgjegjësisë për humbjet ka ardhë në krye Abdixhiku.
Ai në zgjedhjet e dhjetorit e mori një hap të tillë në natën e zgjedhjeve të 28 dhjetorit. Pasi përfunduan zgjedhjet doli dhe tha se e merr përgjegjësinë dhe se do t’i kthehet jetës familjare. Diku pas një jave ndërroi diçka dhe ai e ndërroi qëndrimin.
Çka e bëri të ndërroj nuk e di por mendoj se prej atij momenti LDK-ja e ka pasur një thyerje që e ka vështirë ta riparoj me Abdixhikun në krye”, ka deklaruar Pantina. LDK-ja në zgjedhjet e dhjetorit fitoi pak mbi 13 për qind të votave dhe ky ishte rezultati i dytë më i dobët LDK-së pas atij të vitit 2021, kur ra nën 13 për qind, e pas së cilës drejtimin e saj e mori Lumir Abdixhiku.
Që nga zgjedhjet e dhjetorit është kërkuar nga brenda LDK-së dorëheqja e kryetarit Lumir Abdixhiku. Abdixhiku mbeti kryetar i LDK-së edhe pas mbledhjes së Kuvendit të kësaj partie, pasi dorëheqjen e tij nuk e pranuan 164 delegatë ndërsa për largimin e tij votuan 136 sosh. Megjithatë, dorëheqja e tij po kërkohet edhe tani pas zgjedhjeve të 7 qershorit.
LDK-ja në këto zgjedhje mori 16.69% bashkë me Vjosa Osmanin që iu bashkua me një listë të saj.
