Një person i kërkuar nga autoritetet është arrestuar në Prizren dhe është dërguar në vuajtje të dënimit me burg. Sipas njoftimit të Policia e Kosovës, më , njësiti për realizimin e urdhëresave në Stacionin Policor Prizren, pas veprimeve operative–hetimore, ka lokalizuar dhe arrestuar të dyshuarin R.G., mashkull nga Prizreni.
I njëjti ishte në kërkim pasi ishte dënuar me 1 vit burg efektiv me vendim të plotfuqishëm të Gjykatës Themelore të Prizrenit. Sipas Policisë, i arrestuari është dënuar për veprën penale “lëndim i lehtë trupor”. Pas arrestimit, R.G. fillimisht është dërguar në Stacionin Policor në Prizren dhe më pas është transferuar në institucionin korrektues për vuajtjen e dënimit.
Policia e Kosovës ka theksuar se mbetet e përkushtuar në zbatimin e ligjit dhe arrestimin e personave të kërkuar.
