Botërori 2026 vazhdon mbrëmjen e sotme me ndeshjet vendimtare të Grupit B, ku të katër skuadrat zbresin në fushë në orën . Në program janë dy përballje që pritet të përcaktojnë fatin e kualifikimit: Zvicër–Kanada dhe Bosnjë–Katar. Situata në grup mbetet e hapur dhe shumë e balancuar.
Kanadaja kryeson me 4 pikë dhe një golavarazh shumë të mirë +6, ndërsa Zvicra renditet e dyta, gjithashtu me 4 pikë. Në fund të renditjes, Bosnja dhe Katari kanë nga 1 pikë secila dhe kërkojnë një mrekulli për të kaluar më tej. Sfida më e fortë e mbrëmjes pritet të jetë ajo mes Zvicrës dhe Kanadasë.
Kanadezët vijnë me moral të lartë pas fitores spektakolare 6–0 ndaj Katarit dhe synojnë të mbyllin grupin në vendin e parë. Skuadra e drejtuar nga Jesse Marsch, ka në dorë edhe një barazim për të siguruar kreun e grupit.
Në krahun tjetër, Zvicra e udhëhequr nga Granit Xhaka, ka treguar stabilitet dhe eksperiencë, me barazim ndaj Katarit dhe fitore bindëse 4–1 ndaj Bosnjës, duke mbetur ende e pamposhtur. Një sukses sonte do t’i jepte vendin e parë në grup dhe kualifikimin direkt në fazën e 1/16-tave.
Në ndeshjen tjetër, Bosnja përballet me Katarin në një duel “jetë a vdekje”, ku vetëm fitorja mban gjallë shpresat për kualifikim ose për një vend mes skuadrave më të mira të renditura të treta, ndersa Katari, pas humbjes së rëndë ndaj Kanadasë, kërkon reagim të menjëhershëm. Gjithçka mbetet e hapur në Grupin B, ku sonte do të përcaktohet fati i skuadrave. Ndeshjet nisin në orën .
