Momente romantike pas ndeshjes – Gvardiol puthje e përqafime me të dashurën pas fitores së Kroacisë

0%

Kroacia mposhti Panamanë me rezultatin 1:0 në ndeshjen e dytë të Kupës së Botës, duke ruajtur shpresat për kualifikim. Pas ndeshjes, mbrojtësi kroat Josko Gvardiol festoi fitoren me të dashurën e tij, Lu Mastrovic, të cilën e përqafoi dhe e puthi në tribunë. Lidhja e tyre u bë publike në fund të vitit të kaluar, kur u fotografuan së bashku në Zagreb.

Foto: EPA Më pas, ata u shfaqën edhe në një ngjarje publike në festën e 10-vjetorit të markës “Lunilou”. Lu është 20 vjeçe dhe studion në Fakultetin e Mjekësisë Veterinare në Zagreb. Ajo merret me ski dhe ka stërvitur edhe me skiatoren kroate Zrinka Ljutic. Kur angazhimet universitare ia lejojnë, punon edhe si instruktore skijimi.

Miq të familjes e përshkruajnë Lu si një vajzë të hapur, energjike dhe sportive, që vjen nga një familje e respektuar. Josko, i lindur në Zagreb në vitin 2002, konsiderohet një nga futbollistët më të suksesshëm të brezit të tij.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Pas zhvillimit te Dinamo Zagrebi dhe suksesit te RB Leipzig, ai u transferua te Manchester City në vitin 2023 për një shumë rekord, duke u bërë një nga mbrojtësit më të shtrenjtë në historinë e futbollit. Pavarësisht famës, ruan një jetë private diskrete dhe njihet për profesionalizmin dhe karakterin e qetë.

Burimi: Telegrafi