Limaj reagon ashpër ndaj Ballës: Tahir Sinani si simbol i pathyeshëm i UÇK-së

0%

Fatmir Limaj ka reaguar ashpër pasi Taulant Balla e përfshiu emrin e tij në një listë të pretenduar me “mercenarë” të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Limaj e ka cilësuar këtë përfshirje si të papranueshme dhe të dëmshme për historinë e luftës çlirimtare, duke theksuar se nuk duhet të preken “themelet e lirisë” për interesa apo përplasje politike të ditës.

Në reagimin e tij, ai ka vënë në pah figurën e dëshmorit Tahir Sinani, duke e cilësuar atë si një nga simbolet më të forta të qëndresës dhe sakrificës në radhët e Ushtria Çlirimtare e Kosovës. “Heroi i kombit, Tahir Sinani, i kthyer në frymëzim dhe simbol të qëndresës për çdo luftëtar të UÇK-së, është në themel të lirisë së kombit tonë.

Ai e ka shkruar me gjak historinë e lavdishme të UÇK-së dhe emri i tij mbetet i paharruar në ndërgjegjen kombëtare,” thuhet në qëndrimin e Limajt. Në fund të reagimit, ai ka theksuar se sakrifica e dëshmorëve nuk duhet të vihet në dyshim dhe ka bërë thirrje për respekt të figurave të luftës çlirimtare: “Lavdi Tahir Sinani dhe të gjithë dëshmorëve të kombit!”

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot