Katёr raste tё dhunёs nё familje dhe lёndimeve tё lehta trupore janё raportuar nё Policinё e Kosovёs gjatё 24 orёve tё fundit. Rastet janë regjistruar nё Pejё, Prishtinё e Graçanicё. Nё Pejё, njё person dyshohet se mё ka kanosur viktimat dhe ka dёmtuar me thikё njё derё dhe dritare tё shtёpisё. “Rasti po hetohet nga ekipet relevante policore.” – thuhet nё raportin 24 orёsh tё Policisё mё .
Nё Prishtinё, Policia ka arrestuar njё person nёn dyshimet se ka sulmuar fizikisht njё grua mё . Lidhur me rastin, organet e rendit bёjnё tё ditur se viktima ka pranuar tretman mjekёsor, ndёrsa i dyshuari, me vendim tё prokurorit ёshtё dёrguar nё mbajtje.
Ndёrkohё, edhe nё Graçanicё ёshtё arrestuar njё person nёn dyshimet se nё gjendje tё dehur kishte shkaktuar dhunё nё familje ndaj viktimёs. Policia njofton se i dyshuari ёshtё dёrguar nё mbajtje pas vendimit tё prokurorit. Pёrsёri, nё Prishtinё, njё grua ka raportuar se njё burrё i ka shkaktuar dhunё nё familje asaj mё datё .
Lidhur me kёtё rast, Policia njoftoi se pas intervistimit të palëve, me vendim të prokurorit ata janë liruar në procedurë të rregullt.
