Ibrahimoviqi tallet me mesazhin e Ronaldos

0%

Shpërndaje në: Zlatan Ibrahimoviq është tallur me Cristiano Ronaldon pas mesazhit “Jam kthyer”. Legjenda e Suedisë vuri në dyshim pse sulmuesi i Portugalisë ndjeu nevojën për të njoftuar rikthimin, pasi shënoi dy gola në fitoren e Portugalisë ndaj Uzbekistanit. 41-vjeçari para një kamere me zë të lartë tha “Jam kthyer”. Por Ibrahimoviq tha se ishte ndeshje “për të shënuar gola”.

“Ishte një ndeshje për Portugalinë për të shënuar shumë gola. Dhe në lidhje me mesazhin e tij, mendova se ai nuk u largua kurrë. Nuk e di pse thotë ‘Jam kthyer’”, tha Ibrahimoviq, i cili është angazhuar nga “Fox Sports” si analist.

Burimi: Koha