Shpërndaje në: Bruno Fernandes i Portugalisë ka qenë shumë i lumtur me paraqitjen e të gjithë lojtarëve në fitoren 5:0 ndaj Uzbekistanit. Por, më shumë iu gëzua dy golave të Ronaldos, në njërin prej të cilëve asistoi mesfushori i Manchester Unitedit.
“Është gjithmonë e veçantë të regjistrosh asistim me përfaqësuesen, sidomos në Botëror, që është turne special”, ka thënë Fernandes, që asistoi në golin për 3:0. Mesfushori 31-vjeçar në edicionin e kaluar e theu rekordin në Premier League me 21 asistime. “Ajo që ka rëndësi për Portugalinë është të shënohen gola, pavarësisht a jam unë apo jo.
Ne shënuam shumë gola dhe jemi të lumtur”, theksoi Fernandes. Ndeshja e radhës për Portugalinë do të jetë ndaj Kolumbisë.
