Fermeri shpik sistem mbrojtës për delet kundër ujqërve

0%

Një fermer dhe shpikës nga Austria ka shpenzuar tre vite duke zhvilluar një lloj “këmishë zinxhir” për delet, me qëllim që t’i mbrojë ato nga sulmet e ujqërve. Ideja u zhvillua për shkak të rritjes së sulmeve të ujqërve ndaj bagëtive në Austri dhe Gjermani.

Pas tre vitesh pune, ai krijoi një prototip që është testuar në ferma në Alpet austriake, por projekti ka ngjallur edhe polemika mes fermerëve. Sistemi është një rrjetë e lehtë plastike me gjemba të vegjël, që sipas shpikësit mund të shkaktojë dhimbje te ujku dhe ta dekurajojë nga sulmi i dytë.

Ai beson se ujqërit, si kafshë inteligjente, do ta shmangin prenë pasi të kenë përjetuar një përvojë të tillë. Megjithatë, reagimet kanë qenë kryesisht negative. Disa fermerë dhe organizata për mirëqenien e kafshëve e kanë quajtur zgjidhjen jopraktike dhe të dëmshme, duke argumentuar se mund të kufizojë lëvizjen e deleve dhe të mos i mbrojë plotësisht ato.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sipas kritikëve, kostoja për pajisjen e një tufe të madhe delesh është shumë e lartë, ndërsa ujqërit mund të gjejnë mënyra të tjera për të sulmuar pjesët e pambrojtura të trupit të kafshës. Shpikësi, i identifikuar si Rudolf Schaubach, i ka hedhur poshtë kritikat dhe thotë se kafshët kanë mundur ta përdorin pajisjen pa probleme për disa ditë dhe të lëvizin normalisht.

Për shkak të debatit në rritje, testimet janë ndalur për momentin dhe shpikësi po kërkon vende të tjera për ta provuar më tej sistemin. Organizatat për mbrojtjen e kafshëve kanë ngritur gjithashtu shqetësime dhe kanë kërkuar hetime, duke pretenduar se pajisja mund të përbëjë trajtim të keq ndaj kafshëve.

Në të njëjtën kohë, rritja e popullsisë së ujqërve në Evropë po rikthen debatin e vjetër mes mbrojtjes së bagëtive dhe ruajtjes së natyrës.

Burimi: Telegrafi