Dhia Messi – në Kansas City punon për bimësinë e padëshiruar

0%

Shpërndaje në: Për shumë njerëz, Lionel Messi po konfirmohet si futbollisti më i madh i të gjitha kohërave, me performancën magjike në Kupën e Botës. Por në Kansas City, një tjetër Messi, një dhi, po fiton tifozë duke përtypur barëra të këqij përgjatë lumit Missouri.

E lindur pak para Botërorit, dhia “Messi” është veshur me një fanellë të Argjentinës, ndërsa Messi i vërtetë i shënoi pesë gola në dy ndeshjet e para të ngjarjes globale. Këto paraqitje ringjallën debatin e njohur se cili është lojtari më i mirë i të gjitha kohërave. Shkurtesa në anglisht për “më të madhin e të gjitha kohërave” është “GOAT”, që po ashtu e ka kuptimin e dhisë.

Dhe jo pak njerëz e njohin Messin si “dhia”, duke e konsideruar kështu më të madhin e të gjitha kohërave. Pele, Diego Maradona dhe Cristiano Ronaldo janë të tjerë lojtarë që nga disa konsiderohen më të mëdhenjtë e të gjitha kohërave (GOAT). Argjentina e ka bazën në Kansas City.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Qëndron pranë bregut të lumit, ku Messi më i ri me brirë është pjesë e një tufe që pastron bimësinë pushtuese në një zonë industriale preJ 55 hektarësh, të planifikuar për një rindërtim prej miliarda dollarësh. Projekti i udhëhequr nga Port KC përzien fondet publike për pastrim me zhvillimin privat dhe ka bazën pranë stadiumit CPKC.

“Bebja Messi lindi kur ne mbërritëm me dhitë këtu lart”, thotë Kyle Alvis, pronar i “Goats Gone Green”, që ka rreth 40 dhi në këtë vend. “Me ardhjen e Kupës së Botës të gjithë menduan se duhej të kishim një Messi që të fluturonte nëpër qytet”. Përgjatë shtegut të lumit, vrapuesit ndalen për foto, ndërsa tufa kullot. Spërkatja e substancave që shkatërrojnë barërat e këqij nuk lejohet.

Për këtë përdoren dhitë. Alvis dinte pak për futbollin para Kupës së Botës. Ai thotë se sporti po i bashkon njerëzit në Kansas City, qyteti më i vogël i SHBA-së që organizon turneun. Sa i përket një takimi mes dy Messive, ftesa qëndron. “Për aq sa di unë, ai nuk ka ardhur.

Nëse ai dëshiron të vijë dhe të takojë Messin e vogël, ne do të ishim shumë të lumtur ta kishim këtu”, ka thënë Kyle Alvis.

Burimi: Koha