Shpërndaje në: Tifozë të rinj e të vjetër u rreshtuan jashtë stadiumit për të bërë fotografi me Hector Chavezin dhe “sombreron” e tij të madhe të zezë. I njohur edhe si Caramelo, Chavez është i njohur në Meksikë sa edhe lojtarët e këtij vendi. Ai ka thënë se ka parë deri më tani 543 ndeshje të Meksikës në stadiume.
Tregon që e ka përcjellë Meksikën në gjithë botën, që kur Botërori u luajt në Meksikë në vitin 1986. Në Kupën e tij të 11-të të Botës, Chavez është i shoqëruar nga djali i tij 21-vjeçar, i quajtur gjithashtu Hector Chavez dhe i njohur si Caramelo Jr. Të dy mbajnë kapela të njohura si “sombrero” dhe dallohen lehtë në stadiume. “Meksika i ka tifozët prej më të mirëve në botë.
Udhëtojnë shumë për ndeshje dhe kanë traditë, identitet dhe krenari”, ka thënë 64-vjeçari Chavez për AP. “Jam shumë me fat që jam këtu, me djalin tim në krah në Kupën e tij të pestë të Botës, për të vazhduar të mbështesim ekipin përfaqësues me gjithçka që kemi”. Ai është ankuar për çmimet e larta në Botërorin në Meksikë, SHBA dhe Kanada. Ndonëse shumë i famshëm, Caramelo ka edhe kritikë.
Ka shumë njerëz që thonë se ai merr shumë vëmendje dhe që pyesin nëse tifozi e promovon veten apo ekipin nacional.
