Sipas raportimeve të “El Chiringuito TV”, Atletico Madridi nuk do ta kundërshtonte mundësinë e shitjes së sulmuesit të saj, Julian Alvarez, te Real Madridi.
Marrëdhëniet mes Atleticos dhe Barcelonës duket se janë përkeqësuar ndjeshëm pas insistimit të vazhdueshëm të klubit katalunas për të transferuar sulmuesin argjentinas. 26-vjeçari së fundmi befasoi drejtuesit e Atleticos pasi kërkoi publikisht largimin gjatë kësaj vere, menjëherë pas ndeshjes së Argjentinës në Kupën e Botës kundër Austrisë.
Edhe pse Alvarez ëndërron një transferim te Barcelona, Atletico nuk po e konsideron shitjen e tij te gjiganti katalunas me asnjë kusht. Megjithatë, Real Madridi nuk ka plane për të lëvizur për sulmuesin argjentinas, pavarësisht se një ofertë prej 150 milionë eurosh nga madrilenët raportohet të jetë refuzuar nga Atletico.
“Los Blancos” kanë prioritete të tjera në afatin kalimtar veror dhe përforcimi i pozitës së sulmuesit qendror nuk është një prej tyre./ Telegrafi
