Arrestohen dy të dyshuar për sulm me thikë ndaj një personi në Ferizaj

0%

-Dy persona janë arrestuar nën dyshimin se kanë therur me thikë një person në Ferizaj. Sipas raportit 24 orësh të Policisë, rasti u iniciua si “Lëndim i lehtë trupor”. “Ferizaj – . Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë nën dyshimin se kanë sulmuar me thikë viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pësuar lëndime dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

Me vendim të Prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje” , njofton Policia.

Burimi: Bota Sot