Romero optimist se do të kthehet ndaj Jordanisë

0%

Shpërndaje në: Kapiteni i Tottenhamit, Cristian Romero, mbetet optimist se do të jetë gati për ndeshjen e fundit të fazës së grupeve kundër Jordanisë. Romero u zëvendësua në minutën e 57-të për shkak të problemeve me gjurin e këmbës së djathtë, në fitoren 2:0 të Argjentinës ndaj Austrisë të hënën mbrëma. Argjentina e siguroi kalimin në fazën nokaut pas fitores ndaj Austrisë.

“Nuk është asgjë serioze. Do të kthehem më i fortë se më parë”, ka thënë Romero. Romero është lojtar kyç në ekipin e Argjentinës. Ai dha kontribut të madh në triumfin e Argjentinës në Kupën e Botës “Katari 2022”. “Shpresoj të mos jetë asgjë serioze”, tha përzgjedhësi i Argjentinës, Lionel Scaloni.

Burimi: Koha