Rice: Do t’u tregoj nipërve se kam luajtur me Harry Kane

0%

Declan Rice ka shprehur admirimin e tij për kapitenin e Anglisë, Harry Kane, duke e cilësuar atë si një nga futbollistët më të mëdhenj në historinë e përfaqësueses angleze. Mesfushori i Anglisë, i cili pritet të regjistrojë paraqitjen e 75-të me fanellën e “Tre Luanëve” në ndeshjen ndaj Ganës në Kupën e Botës 2026, tha se ndihet i privilegjuar që luan përkrah sulmuesit të Bayern Munichut.

“ Për mua, ai është një nga ata lojtarë për të cilët një ditë do t’u tregoj nipërve të mi se kam luajtur përkrah tij. Aq i mirë është ai”, ka deklaruar Rice. Nën drejtimin e trajnerit Thomas Tuchel, Rice është emëruar zëvendëskapiten i Anglisë, menjëherë pas Kane, dhe ka vlerësuar ndikimin e madh që sulmuesi ka pasur te kombëtarja angleze. “ Ai është kapiteni ynë dhe udhëheq me shembull.

Paraqitjet dhe golat e tij nuk më befasojnë aspak, sepse e sheh të njëjtën gjë në stërvitje, te Bayern Munichu dhe te Anglia”, shtoi mesfushori. Kane ka qenë figura kryesore e Anglisë në vitet e fundit, duke e udhëhequr skuadrën drejt dy finaleve radhazi të Kampionatit Evropian.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Botërori 2026 konsiderohet si mundësia e fundit e tij për të fituar trofeun më të madh me kombëtaren, pasi këtë verë mbush 33 vjet. Anglia e nisi me fitore bindëse aventurën në Grupin L, duke mposhtur Kroacinë me rezultat 4:2. Një sukses ndaj Ganës do t’i siguronte praktikisht kualifikimin në fazën eliminatore dhe do ta afronte me vendin e parë në grup.

Burimi: Bota Sot