Një i vdekur pas një aksidenti në Vranidoll të Prishtinës

0%

Shpërndaje në: Një person ka vdekur pas një aksidenti në Vranidoll të Prishtinës. Lajmin për KOHËN e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë në rajonin e Prishtinës, Enis Pllana. Ai ka deklaruar se aksidenti ka ndodhur mes dy veturave. “Rreth orës , Policia ka pranuar informatën se në fshatin Vranidoll të Prishtinës ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale.

Në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e lëndimeve të marra, një person ka humbur jetën. Vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor emergjent në vendin e ngjarjes. Njësitet e Trafikut Rajonal të Prishtinës, në koordinim me prokurorin e shtetit, janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për sqarimin e rrethanave të këtij aksidenti”, thuhet në përgjigje.

Burimi: Koha