Minatori nga protesta: Po marrim pensione qesharake! Të jepet llogari për vjedhjet e bëra

0%

Sindikatat e minatorëve kanë mbajtur sot proteste, në mbështetje të protestës mbarëshqiptare që po vijon prej 24 ditësh në kryeqytet. Një prej minatorëve pjesëmarrës në protestën e sotme ka deklaruar se duhet llogaridhënie për çdo vjedhje që u është bërë parave dhe pronave të shqiptarëve, duke u ndalur posaçërisht tek ish zëvednëës kryeministrja Belinda Balluku. “Puna është e pavlerësuar.

Zonja Balluku, ke vjedhur sa nuk ka më. Ku janë paratë e popullit? Jemi katër vëllezër, kemi 100 vite punë bashkë në nëntokë, sot nuk marrim bashkë as 1 mijë euro. Duhet të jepet llogari për vjedhjet e bëra”, tha minatori.

Ai u shpreh se minatorët kanë kontribuar për vite me radhë në kushte të vështira pune, ndërsa sot përballen me pensione të ulëta dhe mungesë vlerësimi nga institucionet”, tha ai.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot