Federata e Hendbollit e Kosovës është duke i bërë përgatitjet e fundit për kampin tradicional veror. NLB Kampi Veror është prej aktiviteteve kryesore të federatës sonë. Këtë herë është vendosur të mbahet në “Loyola-Gymnasium” në Prizren, ku kushtet janë shumë të mira. NLB Kampi Veror mbahet prej 29 qershorit deri më 5 korrik.
Pjesë e Kampit Veror do të jenë edhe hendbollistet e Kombëtares U16, që më vonë këtë vit paraqiten edhe në kualifikimet për Kampionat Evropian. Kryetrajneri i kësaj grupmoshe, Faruk Shala, ka shpallur të martën listën e lojtareve të ftuara. Ato do të jenë në mesin e 120 pjesëmarrësve të kampit veror.
Lista Lina Haliti Herzogenbuchsee (SUI) Klea Kelmendi KHF Besa Samanda Konjuhaj KHF Besa Arnesa Polaca KHF Besa Suela Gashi KHF Besa Arsa Gjuka KHF Besa Diona Zhegrova KHF Ferizaj Rina Bytyçi KHF Istogu Dorela Bytyçi KHF Istogu Hana Birdaini KHF CLICK Elda Hergaja KHF Prishtina Yllka Aliçkaj KHF Prishtina Natyrë Arifi KHF Prishtina Elira Sadiku KHF Shqiponja Melisa Sefa KHF Shqiponja Elisa Prapashtica KHF Tereza Vlerona Buja KHF Ulpiana Orhidea Avdullahu KHF Vëllaznimi Dilara Bangu KHF Vushtrria Eliza Shabani KHF Vushtrria Jusra Begu KHF Vushtrria Rina Beqaj KIF Kolding (DEN) Liona Gashi Narbe HK (NOR)
