Ish-kryeprokurori raporton se u kanos e u tentua të sulmohej në Mitrovicë, një person ndalohet për 48 orë

0%

Një ish-kryeprokuror, tani avokat, ka raportuar në Polici se është kanosur dhe se ndaj tij është tentuar sulm fizik në Mitrovicë. Sipas burimeve të medias, rasti ka ndodhur më 23 qershor, rreth orës , në sheshin “Isa Boletini”.

Burimet bëjnë të ditur se ankuesi ka deklaruar se derisa ishte duke pirë kafe, i dyshuari i është afruar dhe dyshohet se ka tentuar ta sulmojë fizikisht, duke e kanosur me fjalë të ndryshme. Sipas deklarimit të ankuesit, kanosja dhe tentim-sulmi dyshohet se lidhen me detyrën zyrtare që ai e kishte ushtruar më herët si kryeprokuror në Departamentin e Krimeve të Rënda.

I dyshuari është intervistuar nga Policia dhe, me vendim të Prokurorit kujdestar, është ndaluar për 48 orë. Rasti është duke u hetuar si “Sulm”, ndërsa hetimet janë në vazhdim.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot