Ish-legjenda e futbollit suedez, Zlatan Ibrahimoviç nuk ka kursyer lavdet për Lionel Messin. Ai ka thënë se Messi është unik, derisa nuk mendon që do të shohim një tjetër futbollist si ai. “Është sikur futbolli të ishte bërë për të. Çdo gjë që ai prek kthehet në ar. Unë nuk mendoj se do të shohim një Messi tjetër. Ai është unik.”, ka deklaruar Zlatan Ibrahimoviç.
Pavarësisht moshës, Messi po vazhdon të shkruaj histori me Argjentinë, duke thyer rekordin si golashenuesi më i mirë në Kampionate Botërore, me plot 18 gola. 38-vjeçari ka shënuar pesë gola në dy ndeshjet e para me Argjentinën në Kupën e Botës 2026, tre me Algjerinë dhe dy me Austrinë.
