Gega: Ronaldo është i pazëvendësueshëm, më shumë punë sesa talent

0%

Trajneri Skënder Gega, foli në emisionin “Kampionët e Botës”, për Cristiano Ronaldon, i cili shënoi dopietë golash në fitoren 5-0 të Portugalisë ndaj Uzbekistanit. Sipas Gegës, Ronaldo tregoi vlerat e tjera, ndërsa shtoi se luzitani arritjet i ka për shkak të punës dhe jo për shkak të talentit. Ndër të tjera, ai theksoi se CR7 është i pazëvendësueshëm. “Kur punohet gjithmonë kritikohet.

Ndeshja e parë i dha një impakt tjetër edhe Ronaldos për punën. Në krahasim me Messin, Ronaldo është më shumë punë, sesa talent. Ndeshja me Uzbekistanin tregoi vlerat e tij. Nuk njeh plakje. Në sport duhet t’ia marrësh vendin dikujt. Nëse del dikush më i mirë, e merr vendin. Ronaldo është i pazëvendësueshëm”, deklaroi Gega.

Burimi: Bota Sot