Sulmuesi i klubit francez EA Guingamp, 21-vjeçari Kenzo Kies, ndodhet në gjendje të rëndë pas një aksidenti tragjik gjatë notit në një lumë në Francë. Sipas raportimeve, Kies ishte duke u larë së bashku me shokët në lumin Rhonni kur hyri në një zonë të ndaluar për not. Ai filloi të mbytej dhe, pavarësisht se u nxor nga uji, kishte kaluar disa minuta pa vetëdije.
Mjekët më pas konstatuan ndalimin e funksioneve të trurit, ndërsa ai po mbahet në jetë vetëm me aparatura. Gjendja e trurit konsiderohet nga ana mjekësore si Aktualisht, familja e tij po pret vendimin e vështirë. Kenzo Kies konsiderohej një talent premtues i futbollit francez.
Ai ishte formuar në akademitë e Olympique Lyonnais dhe AS Saint-Étienne, ndërsa këtë sezon kishte luajtur për Guingampin, ku kishte regjistruar paraqitje dhe kishte shënuar edhe gol
