“Dora e padukshme” që stabilizoi tregun e naftës, si Kina në heshtje e shpëtoi ekonominë botërore?

0%

Shpërndaje në: Ndërsa Shtetet e Bashkuara dhe Irani po zhvillojnë negociata për hapjen e përhershme të Ngushticës së Hormuzit dhe rikthimin e rrjedhës së naftës nga Lindja e Mesme, një nga faktorët më të rëndësishëm në tregun global të energjisë mbetet një vend që nuk merr pjesë fare në këto bisedime – Kina, shkruan CNN.

Si konsumatori i dytë më i madh i naftës në botë, Kina ka përdorur të gjitha mekanizmat në dispozicion për të ruajtur furnizimet, në një kohë kur lufta në Iran ka ndërprerë qasjen në më shumë se 11 milionë fuçi naftë në ditë.

Duke ulur importet, duke u mbështetur në rezervat e mëdha strategjike dhe duke rritur përdorimin e energjisë së pastër, Pekini ka arritur të zbusë ndikimin e çmimeve të larta në tregun e brendshëm, ndërsa efektet janë ndierë edhe në ekonominë globale. Pas më shumë se tre muajsh konflikti, disa analistë parashikonin se çmimi i naftës mund të arrinte deri në 200 dollarë për fuçi.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Megjithatë, pavarësisht se humbjet e vlerësuara të furnizimit kaluan një miliard fuçi, çmimet e naftës mbetën relativisht të qëndrueshme. Sipas shumë ekspertëve, arsyeja kryesore ishte Kina. “Kina ka luajtur një rol kyç si një ‘amortizator’ për pjesën tjetër të Azisë dhe, rrjedhimisht, për të gjithë ekonominë botërore”, deklaroi Daan Walter nga organizata energjetike “Ember”.

Të hënën, çmimi i naftës Brent ra nën 78 dollarë për fuçi, si rezultat i pritjeve se Ngushtica e Hormuzit, përmes së cilës kalon rreth një e pesta e naftës së tregtuar në botë, mund të rihapet së shpejti për tregtinë normale. Para nisjes së konfliktit SHBA-Izrael-Iran, nafta Brent tregtohej nën 70 dollarë për fuçi, ndërsa në fillim të majit kishte arritur deri në 114 dollarë.

“Dora e padukshme” që stabilizoi tregun Analistët kanë theksuar në një raport të fundit se embargoja arabe e vitit 1973, e cila shkaktoi rënie prej 7 për qind të furnizimit global, solli rritje prej 134 për qind të çmimit të naftës. Në të kundërt, lufta aktuale në Iran kërcënoi rreth 14 për qind të furnizimit global, por çmimet nuk u rritën në të njëjtën masë.

Sipas tyre, Kina është “dora e padukshme” që po ribalancon tregun global. Vendi ka arritur të ulë importet e naftës me rreth 3 milionë fuçi në ditë – një sasi pothuajse e barabartë me të gjithë konsumin ditor të Japonisë. Kjo është bërë e mundur falë disa faktorëve. Kina ka grumbulluar rezerva të mëdha duke blerë naftë të lirë nga Rusia dhe Irani, të cilat ishin nën sanksione.

Aktualisht, vendi disponon mbi një miliard fuçi në rezervat strategjike dhe komerciale. Qeveria kineze ka kufizuar eksportet e produkteve të rafinuara si nafta dhe dizeli për të garantuar furnizimin e tregut vendas. Gjithashtu, një në dy automjete të reja të shitura në Kinë është automjet elektrik ose me energji të re.

Sipas Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë (IEA), vetëm përdorimi i automjeteve elektrike në Kinë uli kërkesën për naftë me rreth një milion fuçi në ditë gjatë vitit të kaluar.

Burimi: Koha