Pritej që Marco Palestra t’i bashkohej Interit këtë verë. Por kjo gjë nuk do të ndodhë pasi që është Chelsea, ajo e cila po avancon në mënyrë të shpejtë për talentin italian. “Blutë”, pritet t’i paguajnë Atalantës rreth 50 milionë euro për shërbimet e Palestras. Palestra, ishte sezonin e kaluar i huazuar te Cagliari ku bëri 37 paraqitje dhe shënoi 1 gol dhe 4 asistime.
Burimi:
Bota Sot
