Baeten, lojtari më i ri i kampiones së Kosovës

0%

Shpërndaje në: William Baeten është përforcimi i radhës te kampionia e Kosovës, Drita. Baeten që luan si mesfushor me tipare ofensive së fundmi ishte pjesë e Flamurtarit të Vlorës. Pasi i skadoi kontrata me Flamurtarin, Baeten iu bashkua Dritës si lojtar i lirë. 29-vjeçari ka përvojë edhe në futbollin rumun ku ka luajtur për disa skuadra si FCSB e Universitatea Craiova.

Karrierë ka bërë edhe në Belgjikë te Patro Eisden Maasmechelen dhe Dessel Sport. “Kemi kënaqësinë t’ju njoftojmë se futbollisti William Baeten është përforcimi ynë i radhës, i cili i bashkohet ekipit për fazën përgatitore në Bansko. Mirë se vjen, William!”, ka shkruar klubi gjilanas në faqen zyrtare. Drita të hënën njoftoi edhe për transferimin e mbrojtësit Altin Bytyçi.

Te skuadra gjilanase janë transferuar edhe Igball Jashari dhe Agan Mjaki.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Koha