Anglia e udhëhequr nga Kane synon fitoren e dytë

0%

Shpërndaje në: Përfaqësuesen e Ganës e pret ndeshje e vështirë të martën ndaj Anglisë së udhëhequr në fushë nga kapiteni Harry Kane. Kane konfirmoi formën e shkëlqyer ndaj Kroacisë në ndeshjen e parë të Kupës së Botës. Kane shënoi dy gola në fitoren e anglezëve 4:2 ndaj kroatëve. Anglia bëri një nga paraqitjet më të mira në Kupën e Botës deri më tani.

I duhet një tjetër paraqitje e mirë kundër ganezëve për të siguruar avancimin në 1/32 e finales të Kupës së Botës. Ndeshja ndërmjet Anglisë dhe Ganës luhet të martën në Boston nga ora . Gana nën drejtimin e ish-trajneri i Real Madridit, Carlos Queiroz, e fitoi 1:0 ndeshjen e parë kundër Panamasë. Por ndeshja ndaj Anglisë vlerësohet shumë sfiduese për Ganën.

Anglia është e pamposhtur në tetë ndeshjet e Kupës së Botës ndaj kundërshtarëve afrikanë. Gana i ka humbur katër nga shtatë përballjet në Kupën e Botës me përfaqësuese të Evropës. Anglia dhe Gana janë përballur vetëm një herë. Ndeshja miqësore e luajtur në vitin 2011 kishte përfunduar 1:1.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Koha