Në fillim i injoroi. U tha se s’jeni më shumë se 2.000 veta. I quajti sorra e korba, armiq të brendshëm e të jashtëm, të nxitur nga Irani e Greqia, po jo nga Serbia! Çorbë bajate, po vinin nga Kosova e Tetova etj.?! Përkundër urrejtjes ndaj protestuesve, lumi i njerëzve u fry, derisa doli nga shtrati. Tash s´po i përballon dot as qyteti.
Këtë po e quajnë fenomen kombëtar shqiptar, i cili e ka përfshirë edhe mërgatën. Askush nuk din se si do përfundoi kjo punë, po as Rama nuk po lëviz e as nuk po gjen qetësi. Ramiz Alia ishte më i arsyeshëm. Derisa lumi i protestuesve u shndërrua në ortek, ai në Bazel të Zvicrës udhëtoi për punë private, të merrte pjesë në ekspozitën me punimet e tij.
Shtypi zviceran ia kujtoi protestat e brendshme, duke e quajtur autokrat, po aq ia bënte. Megjithatë, pasi protestave nuk po u shihet fundi, Rama ka menduar ta ofroi dorëheqjen, por me kushte: 1. Ai kërkon që përpos tij, të dorëhiqet edhe Berisha, si bashkëveprimtar i rrugëtimit të përbashkët politik. 2. Kërkon që SPAK të pushoi nga puna. 3.
Kërkon të mos ketë ndjekje penale e as hetim ndaj tij, e as ndaj Belindës. 4. Kërkon që mos të ketë hetim as ndjekje ndaj patronazhistëve dhe komisioneve zgjedhore të PS. 5. Kërkon që projektet e filluara të përfundojnë sipas kontratave të parapara. 6.
Kërkon që PS ta vazhdoi kursin e saj majtist, duke u shkrirë me Partinë Demokratike të Kosovës, me Lëvizjen Popullore të Kosovës dhe me Veteranët e fryrë të UÇK. 7. Kërkon ringjalljen e nismës së Ballkanit të Hapur, të iniciuar nga ai dhe Vuçiqi. 8. Kërkon që deti t´i dorëzohet Greqisë. 9. Kërkon që t´i pranohet, Projekt Statuti mbi Veriun e Kosovës, si vepër e tij. 10.
Kërkon t´i rregullohet statusi i pensionimit. 11. Kërkon që Kurtit t´i ndalohet hyrja në Shqipëri. Dhe po u pranuan këto kërkesa, jam i gatshëm që menjëherë ta ofroi dorëheqjen, me kushtet e njëjta që i ofroi Abdixhiku i LDK. Po u aprovua dorëheqja ime nga këshilli kombëtar i PS, jam i gatshëm që menjëherë ta dorëzoi postin tim.
Në të kundërtën, do të vazhdoi nga puna deri sa ta fus Shqipërinë në BE, ashtu siç i kam bërë planet Më pas do gjykoni, cili ishte Rama? Kush e solli Shqipërinë deri këtu, ku është sot? Do gjykoni cili ishte Rama, i cili atdheut po i sjell investime në miliona e miliarda dollarë. Do më kërkoni, po unë do hyjë në librat shkollor, si më i moderuari nga shqiptarët. Rama ishte një.
Mars – Rover (Satirë)
