Policia në Pejë apelon për kujdes të shtuar ndaj rrezikut nga zjarret

0%

Shpërndaje në: Policia e Kosovës ka bërë thirrje për kujdes të shtuar nga qytetarët e rajonit të Pejës, duke paralajmëruar për rrezikun e lartë të zjarreve gjatë ditëve me temperatura të larta.

Përmes një njoftimi, policia ka theksuar se bazuar në përvojat e viteve të kaluara, zjarret paraqesin rrezik të përgjithshëm dhe mund të shkaktojnë pasoja të rënda për jetën e njerëzve, pronën dhe mjedisin.

Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve që të shmangin ndezjen e zjarreve dhe të raportojnë menjëherë tek institucionet kompetente çdo person të dyshuar që mund të jetë i përfshirë në raste të zjarrvënieve.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Policia ka paralajmëruar se do të ndërmarrë masa ligjore ndaj të gjithë individëve që, qoftë me qëllim apo nga pakujdesia, rrezikojnë jetën dhe pronën e qytetarëve përmes veprimeve që mund të shkaktojnë zjarre.

Në veçanti, qytetarët janë ftuar të tregojnë kujdes maksimal gjatë përdorimit të shkrepëseve, cigareve, grillave dhe gjatë ndezjes së zjarreve në natyrë, pasi edhe një pakujdesi e vogël mund të ketë pasoja serioze.

Burimi: Koha