Përurohet “Oda e Zejtarëve” në Çarshinë e Vjetër të Gjakovës, projekt për ruajtjen e trashëgimisë kulturore

0%

Në Çarshinë e Vjetër të Gjakovës është përuruar “Oda e Zejtarëve”, një projekt i dedikuar promovimit të zejeve tradicionale dhe ruajtjes së trashëgimisë kulturore të qytetit. Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, përmes një postimi në Facebook, ku ka theksuar rëndësinë e këtij investimi për komunitetin dhe zhvillimin kulturor.

“Sot, në Çarshinë e Vjetër të Gjakovës, përuruam Odën e Zejtarëve – një projekt i veçantë për qytetin dhe trashëgiminë tonë kulturore”, ka shkruar Gjini.

Sipas tij, nga ky projekt do të përfitojnë drejtpërdrejt zejtarët e komunës, të cilët tashmë do të kenë një hapësirë të dedikuar për promovimin e zejeve tradicionale, ndërsa të rinjtë dhe vizitorët do të kenë mundësi ta njohin më afër këtë trashëgimi.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Ky investim është realizuar në kuadër të projektit ‘Ndërlidhja e turizmit përmes trashëgimisë kulturore dhe zgjidhjeve inteligjente në Lezhë dhe Gjakovë’, i financuar nga Programi IPA Cross-Border Shqipëri – Kosovë”, ka theksuar ai.

Gjini ka deklaruar se synimi i qeverisjes komunale mbetet zhvillimi i turizmit dhe fuqizimi i ofertës kulturore të Gjakovës përmes projekteve konkrete dhe bashkëpunimit me komunitetin dhe partnerët ndërkombëtarë. / Telegrafi

Burimi: Telegrafi