Veprimtari Agim Aliçkaj ka reaguar ndaj deklaratave të deputetit të LDK-së, Avdullah Hoti, lidhur me projektin e gazit. Përmes një postimi në Facebook, Aliçkaj tha se ka më shumë argumente kundër gazit sesa pro tij, duke theksuar se dashuria për Amerikën apo akuzat për anti-amerikanizëm nuk duhet të përdoren si arsye në këtë debat.
Sipas tij, investimi duhet të shqyrtohet nga ekspertët e fushës dhe vendimi të merret mbi bazën e interesit ekonomik, e jo të kalkulimeve politike. Ai shtoi se protestat pro ose kundër gazit do të ishin të panevojshme, ndërsa kritikoi edhe një pjesë të mediave për raportimin mbi këtë çështje. Postimi i Aliçkajt në Facebook: Nuk është e vërtetë i nderuar #avdullahhoti!
Ka shumë argumente kundër gazit dhe vetëm disa për gazin. Dashuria për Amerikën nuk është arësye për qazin dhe “anti-amerikanizmi” i trilluar nuk është arësye kundër gazit. Është naivitet i skajshëm të pretendohet se një çështje e vetme i prishë marëdhëniet me Amerikën. Mos të flasim për protesta pro ose kundër gazit. Do të ishin qesharake.
Ky investim duhet shqyrtuar nga ekspertët e lëmisë dhe pastaj të vendoset a të pranohet. Vendimi për këtë duhet të jetë interesi ekonomik, jo politik. PS. Shumica e mediave dhe gazetarucave të tyre janë të shitur te forcat anti-shqiptare. Mos u bazo në to fare.
