Armando Broja duket se do të vazhdojë karrierën e tij në Itali, pasi në Angli për momentin gjithçka duket e mbyllur pas dështimit të radhës me ekipin e Burnleyt. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare është kthyer në një emër që po ngjall interes te disa klube në Serie A, ku më i fundit ka qenë Parma, e cila ka shfaqur interes për shërbimet e tij.
Megjithatë, situata mbetet e njëjtë, pasi Broja thuhet se ka dhënë dritën e gjelbër për një transferim te Cagliari, skuadër që ishte edhe e para që u interesua konkretisht për të. telegrafi.com Megjithatë, transferimi nuk pritet të jetë i lehtë, pasi Burnley kërkon të përfitojë maksimalisht nga shitja e sulmuesit, të cilin e ka blerë për rreth 20 milionë euro nga Chelsea vetëm një vit më parë.
Tashmë mbetet të shihet se me çfarë formule do të arrihet marrëveshja mes klubeve, të cilat në parim shfaqen të gatshme për të gjetur një zgjidhje dhe për ta finalizuar me sukses këtë lëvizje të rëndësishme për të ardhmen e Brojës.
