Neziri: VMRO-DPMNE po tenton të degradojë statusin e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut

0%

Shpërndaje në: Analisti politik në Maqedoninë e Veriut, Xhelal Neziri, ka thënë se ka tendencë nga ana e partisë maqedonase VRMO-DPMNE të degradojë statusin e shqiptarëve dhe të cenojë disa të drejta që i kanë fituar shqiptarët në dekadat e kaluara. Sipas tij, kjo tendencë krijon frustrim te shqiptarët dhe ky reagim nuk është për një rrugë a shesh, por i përditshëm.

Ka shtuar se vendimi i komunës së Tetovës i vitit 2007 për ndryshmin e emrave të rrugëve e shesheve, nuk është zbatuar në dokumentet zyrtare. Ai ka shtuar se as pushteti qendror nuk mund t’u tregojë sesi t’i quajë rrugët e sheshet, për shkak se sipas tij, do të vazhdojnë t’i quajnë ashtu siç i kanë emërtuar duke theksuar se shqiptarët janë shumicë.

Por, ka shtuar se as vendimi i institucioneve për të përdorur emrat e vjetër nuk do të ndryshojë. “Nuk kanë qenë asnjëherë të fuqizuar ata emra, ka qenë vendim komunal që nuk ka gjetur asnjëherë zbatim.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Këtu është dallimi dhe këtu njerëzit kanë edhe reagime të pritshme sepse deri dje në postat e tyre u kanë ardhur letrat me ‘Dervish Cara’ ose ‘Sheshi Iliria’ , kurse sot ose pas një muaji do t’u vijnë me ‘Marshall Tito’”, ka thënë ai.

Burimi: Koha