Moti nesër dhe të mërkurën, do të jetë nën ndikimin e aktivitetit ciklonik me qendër në Turqi, do të zhvillohen vranësira të paqëndrueshme, të shoqëruara me shira, bubullima dhe erëra të forta. Kështu njoftojnë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike. Të enjten moti pritet të jetë me vranësira dhe reshje lokale të shiut.
Nga e premtja do të pasojë një periudhë me mot kryesisht me diell dhe më të ngrohtë, kur temperaturat e ditës do të jenë mbi 30 gradë.
Burimi:
Bota Sot
