Shpërndaje në: Futbollistët e Argjentinës, Lisandro Martinez dhe Julian Alvarez, kanë thur lavde për superyllin e futbollit, Lionel Messi. Të dy kanë thënë se Messi po e dëshmon çdo ditë që është më i miri në botë. “Ai është një klasë më lart. Nuk kam fjalë. Është një ndjenjë e mrekullueshme që ai është argjentinas. Duhet ta vlerësojmë. E merituam fitoren sot”, ka thënë Martinez.
Më tej me lavde ka shkuar Alvarez. “Nuk ka shumë për të thënë – të gjithë mund ta shohim se Messi është më i miri në botë. Po e ndihmoj ekipin sa më shumë që mundem. Kemi filluar me këmbën në gaz dhe duhet të vazhdojmë kështu”, ka t hënë Alvarez.
