Kryetari Hyseni i fton qytetarët në dëgjimin publik për Kornizën Afatmesme Buxhetore 2027–2029

0%

Sot (e hënë) mbahet dëgjimi publik për Kornizën Afatmesme Buxhetore (KAB) 2027-2029. Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni I fton të gjithë qytetarët e interesuar të marrin pjesë në dëgjimin publik për KAB-in. Dëgjimi publik mbahet sot me 22 qershor në orën në objektin SHMAP dhe Muzikës “Adem Kastrati” në Gjilan.

“Ky takim do të shërbejë si mundësi për t’u informuar mbi planifikimet dhe prioritetet buxhetore të komunës për vitet e ardhshme, si dhe për të diskutuar dhe dhënë propozimet tuaja”, tha Alban Hyseni. Kryetari i Gjilanit, theksoi se pjesëmarrja qytetare është thelbësore për një proces planifikimi sa më gjithëpërfshirës, transparent dhe në përputhje me nevojat e komunitetit.

Burimi: Bota Sot