Komuna e Vitisë publikon vendimin preliminar për subvencionimin e OJQ-ve në kulturë, rini dhe sport

0%

Komuna e Vitisë ka njoftuar se Komisioni për Ndarjen e Subvencioneve i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport ka nxjerrë vendimin preliminar për subvencionimin e organizatave joqeveritare në fushat e kulturës, rinisë dhe sportit.

Sipas njoftimit zyrtar, vendimi është marrë në bazë të vendimit të Kryetarit të Komunës së Vitisë të datës , me numër protokolli 02-, për thirrjen publike për mbështetje financiare të entiteteve publike, si dhe vendimit të 20 prillit 2026 për formimin e komisionit për ndarjen e subvencioneve në kuadër të DKRS-së.

Komisioni është mbështetur edhe në nenet 10, 11, 16, 18, 20 dhe 21 të Rregullores MF-04/2017 mbi kriteret, standardet dhe procedurat e financimit publik të OJQ-ve. Pas shqyrtimit të të gjitha aplikacioneve të pranuara, më është nxjerrë vendimi preliminar për subvencionimin e OJQ-ve nga fusha e kulturës, rinisë dhe sportit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Komuna e Vitisë ka bërë të ditur se procesi është zhvilluar në përputhje me procedurat ligjore dhe transparencën institucionale. / Telegrafi

Burimi: Telegrafi