“Të ndjekim shembullin e Hungarisë”- Aktivisti në protestën masive kundër Ramës: Asnjë kryeministër më shumë se dy mandate

0%

Aktivisti Edison Lika foli në protestën e 22-të masive kundër qeverisë Rama. Ai propozoi që në Shqipërinë e së nesërmes të ndiqet shembulli i Hungarisë, pra një kryeministër nuk ka të drejtë të gëzojë më shumë se dy mandate. Aktivisti: Ne kemi treguar si shtet dhe shoqëri që kemi problem me autokracinë.

Propozoj të ndjekim shembullin e Hungarisë dhe asnjë kryeministër të mos ketë më shumë se 2 mandate. Qoftë ai më i miri prej nesh. Asnjë mandat më shumë se dy. Autokracia nuk do ketë më vend në Shqipëri.

Burimi: Bota Sot