Selin Bollati ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve të saj në Instagram me një paraqitje elegante dhe të kuruar deri në detaj. Balerina shqiptare u shfaq me një fustan të shkurtër në nuanca kremi, i cili binte në sy për mëngët voluminoze dhe detajet delikate të qëndisura në pjesën e sipërme.
Pamja e saj u kompletua me grim të sofistikuar, flokë të stiluar me onde të lehta dhe aksesorë minimalistë, duke krijuar një kombinim mes finesës dhe stilit modern. Selin Bollati Pozat e realizuara para pasqyrës së dhomës së grimit i dhanë edhe më shumë hijeshi paraqitjes së saj. Selin zgjodhi një stil romantik dhe elegant, duke vënë në pah linjat e saj dhe shijen e rafinuar në modë.
Selin Bollati Fotografitë e publikuara në rrjetet sociale morën menjëherë pëlqime dhe komente të shumta nga ndjekësit e saj. Me këtë paraqitje, Selin Bollati dëshmoi edhe një herë se di si të tërheqë vëmendjen me zgjedhjet e saj stilistike dhe paraqitjet gjithmonë të kuruara. Selin Bollati
