Pesë vjet në liri, por jo edhe qetësi – jeta e trazuar e Britney Spears

0%

Pesë vite pas përfundimit të kujdestarisë ligjore dhe fushatës “Free Britney”, Britney Spears vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes, me raportime që sugjerojnë se jeta e saj personale mbetet e trazuar dhe e izoluar.

Sipas burimeve të cituara nga media ndërkombëtare, këngëtarja 44-vjeçare po përballet me një periudhë të vështirë, me shqetësime në rritje nga persona pranë saj për gjendjen e saj emocionale dhe mënyrën e jetesës.

Raportohet se në muajt e fundit ajo ka pasur disa incidente dhe sjellje që kanë ngritur pikëpyetje tek publiku, ndërsa miqtë e saj shprehen se ajo po jeton një jetë gjithnjë e më të izoluar, kryesisht larg vëmendjes dhe e mbyllur në shtëpi.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Britney Spears Situata është rënduar edhe pas ndarjes nga bashkëshorti i saj Sam Asghari në vitin 2023, një moment që thuhet se ka ndikuar ndjeshëm në gjendjen e saj emocionale. Po ashtu, marrëdhëniet e tensionuara me djemtë e saj janë përmendur si një tjetër faktor që e ka rënduar situatën.

Britney Spears Burime pranë saj thonë se, pavarësisht lirisë pas përfundimit të kujdestarisë, Britney nuk ka arritur të gjejë stabilitetin dhe qetësinë që shumë prisnin, ndërsa shqetësimet rreth saj janë në rritje.

Ndërkohë, mungesa në skenë dhe deklaratat se mund të mos performojë më kurrë kanë shtuar edhe më shumë pasiguri për të ardhmen e saj profesionale, duke e bërë situatën edhe më të ndjeshme për fansat dhe ata që e ndjekin prej vitesh. Britney Spears dhe Sam Asghari

Burimi: Telegrafi