Shpërndaje në: Është ajo periudhë e veçantë që vjen një herë në katër vjet, kur ekipet më të mira kombëtare të futbollit përballen në nivelin më të lartë të lojës. Nga fitorja e bujshme 7–1 e Gjermanisë kundër Brazilit në vitin 2014 deri te triumfi historik i Anglisë në vitin 1966, Kupa e Botës ka dhuruar momente të paharrueshme.
Ja disa fakte interesante: -Në vitin 1966, trofeu i Kupës së Botës u vodh dhe u gjet pas 7 ditësh nga një qen i quajtur Pickles. Pasi u kthye, trofeu u përdor në Kupën e Botës 1966, ku Anglia e fitoi turneun duke mundur Gjermaninë Perëndimore 4–2 në finale. Kapiteni Bobby Moore ngriti pikërisht atë trofe.
Më vonë, pasi Brazili fitoi për herë të tretë Kupën e Botës në vitin 1970, iu dha trofeu përgjithmonë. Por në vitin 1983, ai u vodh përsëri në Brazil dhe nuk u gjet më.
Besohet se mund të jetë shkrirë, megjithëse historia e tij mbetet misterioze. -Trofeu origjinal i Kupës së Botës quhej Trofeu Jules Rimet, sipas presidentit të FIFA-s, Jules Rimet, i cili propozoi krijimin e garës në vitin 1929. -Uruguai ishte mikpritësi i Kupës së parë të Botës në vitin 1930 dhe gjithashtu e fitoi atë. -Rusia organizoi Kupën e saj të parë të Botës në vitin 2018. -Anglia e ka organizuar turneun vetëm një herë, në vitin 1966, dhe po atë vit fitoi edhe titullin e saj të vetëm botëror, duke mposhtur Gjermaninë 4–2 në finale. -Rreth 3.2 miliardë njerëz ndoqën Kupën e Botës 2014, shkruan TheFactSite. -Kupa e Botës 2002, e organizuar nga Koreja e Jugut dhe Japonia, ishte e para që u zhvillua në dy shtete njëkohësisht. -Futbollisti kamerunas Roger Milla është golashënuesi më i vjetër në historinë e Kupës së Botës. -Goli më i shpejtë në historinë e Kupës së Botës u shënua pas vetëm 10.89 sekondash nga turku Hakan Şükür kundër Koresë së Jugut në vitin 2002. -Meksika është kombëtarja me më shumë humbje në historinë e Kupës së Botës, me 25 humbje. -Brazili ka më shumë fitore se çdo kombëtare tjetër në Kupën e Botës, me 70 fitore. -Italia dhe Brazili janë të vetmet kombëtare që kanë fituar Kupën e Botës dy herë radhazi. -Sulmuesi gjerman Miroslav Klose është golashënuesi më i mirë në historinë e Kupës së Botës me 16 gola. -Për shkak të fillimit të Luftës së Dytë Botërore në vitin 1939, Kupat e Botës të planifikuara për vitet 1942 dhe 1946 u anuluan, pasi FIFA nuk kishte mundësi të organizonte turneun gjatë dhe pas luftës.
Kupa e Botës mbetet ngjarja më e madhe e futbollit, duke bashkuar miliarda tifozë nga e gjithë bota dhe duke krijuar histori që kujtohen për breza të tërë.
