Me golin ndaj Arabisë Saudite, Lamine Yamal hynë në historinë e Kupës së Botës

0%

Lamine Yamal vazhdon të thyejë rekorde me fanellën e Spanjës, teksa tani ka hyrë në mesin e 10 golashënuesve më të rinj në historinë e Kupës së Botës.

Ylli i Barcelonës realizoi golin e parë në fitoren 4-0 të Spanjës ndaj Arabisë Saudite në Atlanta, duke zhbllokuar rezultatin që në minutën e 11-të të takimit. 18-vjeçari reagoi më shpejt se të gjithë në zonë pas një krosimi të ulët të Mikel Oyarzabalit dhe e dërgoi topin në rrjetë nga afërsia, duke i dhënë epërsinë e hershme skuadrës së Luis de la Fuentes.

Përveç rëndësisë në ndeshje, ky gol ka hyrë edhe në histori. Në moshën 18 vjeç e 343 ditë, Yamal është bërë zyrtarisht golashënuesi i tetë më i ri në historinë e Kupës së Botës. Ai ka lënë pas emra të mëdhenj të futbollit si Lionel Messi dhe Julian Green, ndërsa në listën elitare vazhdon të kryesojë legjenda braziliane Pele.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Lista e 10 golashënuesve më të rinj në historinë e Kupës së Botës: Pele – 17 vjeç e 239 ditë Manuel Rosas – 18 vjeç e 93 ditë Gavi – 18 vjeç e 110 ditë Ibrahim Mbaye – 18 vjeç e 143 ditë Michael Owen – 18 vjeç e 190 ditë Nicolae Kovacs – 18 vjeç e 197 ditë Dmitri Sychev – 18 vjeç e 231 ditë Lamine Yamal – 18 vjeç e 343 ditë Lionel Messi – 18 vjeç e 357 ditë Julian Green – 19 vjeç e 25 ditë Yamal kishte nisur nga banka rezervë ndeshjen e parë të Spanjës në Kupën e Botës kundër Kepit të Gjelbër për shkak të një shqetësimi të lehtë në kofshë, por u rikthye titullar ndaj Arabisë Saudite dhe tregoi menjëherë rëndësinë e tij.

Me këtë gol, talenti i Barcelonës jo vetëm që ndihmoi Spanjën të sigurojë një fitore të rëndësishme, por edhe shtoi një tjetër rekord në karrierën e tij të jashtëzakonshme, e cila vazhdon të marrë përmasa historike pavarësisht moshës së re./ Telegrafi

Burimi: Telegrafi