Legeni dhe algoritmi

0%

Historia politike e Edi Ramës filloi e gjitha me një dhunë propogadistike aq sa patronazhistët më me influencë ishin deri ministra. Madje kudo flitej për ”like” fejsbuku apo ”share” sa edhe analfabeti më i fundit i sektit të Rilindjes, po i vinte keq që ishte aq anakronik akoma mbi një telefon Nokia dhe që nuk kishte llogari në fejsbuk, instagram apo twitterin e kohës.

Shkurt influenca në rrjetet sociale ishte aq e dominushme sa edhe me programet high defination mund të merrje tendera me miliona euro siç ndodhte me Memaliajn apo Tepelenën e sakatuar.

Kjo është arsyeja që sot, shqiptarët në vend që të kenë dikasterë me drejtues politikë, kanë influencierë rrjetesh, aq sa gara në internet u ofronte edhe rreperave kokëtrashë apo pitbulla që mender të çajnë bythën 2 orë në internet si ai Lluca se gjoja është një investitor i madh me kazermat qyl të ushtrisë shqiptare.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Kishte edhe momente gati të padukshme sa shqiptarëve u servirej menjëherë po në rrjetet sociale, deri presidentë anonimë si ky i sotshmi, i cili gjoja garant kushtetues, gjoja qytetari numër një dhe mbi palët, edhe pse shqiptarët kanë plot 21 ditë që protestojnë nuk e ka thirrur sikur një herë të vetme kryeministrin rrugaç të japë një shpjegim apo një rrugëzgjidhje për situatën.

Kulmin e nocionit influencier interneti legeni Rama e arriti në zgjedhjet e kaluara, maj 2025 kur mbylli edhe Tiktok-un, me preteksin se po dëmtonte fëmijët në shkolla.

Nga ana tjetër i gjithë komunikimi i tij është po përmes influencierizmit, aq sa rruar e parruar, flet nga një kuvli me syze të kuqe, herë nga Kina, herë nga Israeli, herë nga Surreli, herë nga Aruba, duke llapur ato që do, si e do dhe si do ai.

Pa shkuar sikur një herë në javë në parlament, detyrim kushtetues ky, të shpjegoj vendimmarrjet e veta etj., apo të japi konferenca shtypi dhe tu përgjigjet pyetjeve të gazetarëve, kurrë nuk e bëri.

Madje përfshi këtu edhe opozitarizmin, krijuan bash botën imfluenciere të imponimit me kasetat në redaksi, pa treguar kurrë burimet financiare të fushatave, biles edhe më për turp, emëronin persona të posaçëm, zagarët e tyre, me devizën vulgare se vetëm ata ishin të autorizuar për të folur nga partitë.

Tjetra, ky legeni, që në vend të punonte si kryeministër me verbin jemi të varfër, jemi duke u tretur nga emegracioni, kemi nevojë të bashkohemi, të hapin garën e ndershme të koncurencës së vlerave etj., i futi shqiptarët në një luftë të ftohtë civile, aq sa klima në kampe është si ajo e kohës së Musolinit.

Nuk la bythë influencieri pa blere dhe pa u dhënë copa dheu të Shqipërisë si gjoja investitorë strategjikë tani e quan valën e komunikimit të shqiptarëve në botë, komunikimin e tyre, fryerjen e tyre plot egërsi, si proletariati i algoritmit. Me të drejtë shumë njerëz pyesin ore, çfarë mutin është ky ”algoritmi” i këtij palloshi.

Eshtë e thjeshtë absurdi i surratit të tij që kujton se me fraza dhe fjali të lëmuara bën të ”qajnë” edhe ca pleq si Frrok Çupi apo Pëllumbi i Kullajve. Megjithatë e thashë më sipër, fakti që njerëzit me bindje, pa bindje, me fe apo fe, gjini apo stad moshe, i përgjigjen njëri-tjetrit nga të katër anët e botës virtualisht dhe shpirtërisht ky legeni e quan algoritëm proletar.

Dhe a e dini përse, sepse i është mbushur mendja se Shqipërinë e do vetëm ky, e do si do ai, dhe do ta shkërdhej po si do ai. Dhe hiqet modern sjell terminologji matematike që nga koha e Egjiptit, si algoritëm, kur derdimenët e tij lobues bëjnë edhe seks në internet si pjesë e algoritmit të tij pervers.

Edhe një herë, bashkohuni, ku jeni e ku nuk jeni, bashkohuni dhe mos u trembi se nuk vdes Shqipëria po i iku një surrogato si Edi Rama dhe shushunjat që ka përreth. Nderoni veten tuaj me paga dhe pensione kohore dhe jo me lëmosha për shkak se aksionet e algoritmit të fondeve të familjes së zezë rriten minutë pas minute.

Burimi: Bota Sot