Shpërndaje në: Dy herë fituesi i Kupës së Botës, Uruguai, do të luajë me kujdes ndaj Kepit të Gjelbër në Miami, në natën mes të shtunës dhe së dielës. Kepi i Gjelbër në ndeshjen e parë të Grupit H shkaktoi njërën prej befasive më të mëdha. E ndali në barazim pa gola Spanjën, kampionen në fuqi të Evropës. Edhe Uruguai barazoi 1:1 me Arabinë Saudite dhe grupi është krejtësisht i hapur.
Me fitore, përfaqësueset bëjnë hap para drejt avancimit në fazën nokaut. Humbja ua zbeh gjasat. Uruguai, megjithatë, mbetet favorit për ta fituar ndeshjen. Kjo përfaqësuese nuk ka pësuar humbje në pesë ndeshjet e fundit të Botërorit ndaj shteteve afrikane. I ka katër fitore e një barazim.
