Ka një çështje në Botërorin 2026…bakshishet në bare e restorante

0%

Në SHBA po luhet një tjetër botëror, ai në tryezat e bareve dhe restoranteve. është Botërori i bakshisheve, ku kemi përplasjen më kurioze të kulturave që janë shfaqur gjatë turneut.

Sipas asaj që tregon media amerikane këto ditë, ardhja në vend e qindra mijëra tifozëve në qytetet që presin ndeshjet e kompeticionit, kanë vënë në dukje diferencën e madhe mes mënyrës amerikane dhe asaj evropiane për të jetuar klubet, pubet, dhe baret.

Në Neë York, Philadelphia, Kansas City dhe Atlanta, shumë prej stafeve ankohen se një pjesë e vazhdueshme e vizitorëve ndërkombëtare nuk e lë bakshishin tradicional siç parashikohet në SHBA. Kamarierët dhe punonjësit e restoranteve shpjegojnë se problemi nuk është mungesa e mirësjelljes, por thjesht mungesa e familjaritetit me një sistem që jashtë shpesh nuk ekziston.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në pjesën më të madhe të vendeve evropiane në fakt shërbimi është i përfshirë në faturë ose personeli merr paga që nuk varen në mënyrë domëthënëse nga bakshishet. Ndërsa në SHBA, bakshishi i klientit përfaqëson një përbërës thelbësor të të ardhurave të kamerierëve dhe baristëve. Situata u bë e dukshme në mënyrë të veçantë në Neë York.

Nga pub-et irlandeze të Manhattan te lokalet pranë Times Square, tryezat zihen për orë të tëra nga grupet e tifozëvve që konsumojnë birra duke ndjekur ndeshjet. Sipas disa dëshmive të marra nga mediat lokale nuk është diçka e rrallë të shohësh fatura me vlera qindra dollarë të shoqëruara nga…zero bakshishe, një situatë disi shokuese për kamarierët.

Por shumë tregojnë se thuajse nuk ka asnjëherë ligësi, përkundrazi, shumë turistë kërkojnë shpjegime në momentin e pagesës, të habitur nga nevoja për të shtuar një përqindje në llogarinë përfundimtare. Për të evituar keqkuptimet dhe mbrojtur punonjësit, disa lokale vendosën që të ndërhyjnë.

Në disa qytete që presin turneun kanë vëndosur një rritje automatike me 20%, një formulë që është përdorur në të kaluarën për grupe të mëdha apo evente të veçanta. Një zgjedhje që ka ndarë klientët dhe tregtarët, por që nga shumë operatorë të sektorit konsiderohet si mënyra më e thjeshtë për të garantuar një kompensim të përshtatëm për personelin

Burimi: Bota Sot