Gruaja raporton dhunë nga burri në Pejë

0%

Një rast i dhunës në familje është raportuar dje në Pejë. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, një grua ka raportuar se ka pësuar dhunë nga bashkëshorti i saj, i cili dyshohet se është përdorues i substancave narkotike dhe alkoolit. Pas raportimit të rastit, palët janë shoqëruar në stacionin policor, ku janë intervistuar nga autoritetet kompetente.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari dhe viktima janë liruar në procedurë të rregullt. “Pejë NN. Me datë është raportuar se viktima femër kosovare, ka pësuar dhunë nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar, i cili është përdorues i substancave narkotike dhe alkoolit.

Palët janë shoqëruar në stacionin policor dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot