Fitorja 2:1 kundër Bregut të Fildishtë, i ka “kushtuar shtrenjtë” Gjermanisë, pasi lideri i mbrojtjes, Nico Schlotterbeck, u largua nga fusha i dëmtuar. Dyshohet se qendërmbrojtësi ka pësuar dëmtim të ligamentit medial në kyçin e këmbës së majtë. Ky llojë dëmtimi varet nga shkalla.
Rasti më i mirë përkon me rikuperimin 1-3 javë, ndërsa “skenari” më i keq deri në 12 javë jashtë fushave të blerta. Edhe pse asgjë nuk është zyrtare, po qarkullojnë masivisht informcione nga mediat të mëdha evropiane, se Schlotterbeck e ka mbyllur me Gjermaninë në Kupën e Botës 2026.
