Gabriela Moura, tifozja seksi e Brazilit shkëlqen për ditëlindje

0%

Gabriela Moura, e cilësuar nga shumë fansa si tifozja më seksi braziliane e Botërorit, ka tërhequr sërish vëmendjen në rrjetet sociale me paraqitjen e saj mbresëlënëse në bikini. Bukuroshja brune festoi ditëlindjen e saj gjatë turneut dhe zgjodhi ta bëjë këtë në mënyrë mjaft elegante.

Ajo publikoi disa fotografi pranë një pishine, ku shfaqej duke shijuar rrezet e diellit dhe momentet relaksuese me miqtë. Gabriela Moura ndau në “Instagram” momente nga festa saj datëlindjes. 22-vjeçarja u shfaq me një reçipeta dhe pantallona të shkurtra rozë dhe syze të errëta, teksa festonte në një rezidencë luksoze.

Në një nga fotografitë, ajo pozonte në pishinë mbi një dyshek lundrues, e rrethuar nga miqtë e saj. Me më shumë se 3 milionë ndjekës në “Instagram”, komentet pozitive nuk munguan. Fansat e përshkruan si “shumë të ëmbël”, “mbretëreshë të ditëlindjes” dhe “e preferuara jonë”. Format e saj fizike u vlerësuan gjerësisht nga ndjekësit, të cilët i cilësuan si “flakë”.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot