E rëndë, vdes në QKUK fëmija që më 8 qershor ishte rrëzuar me trotinet elektrik në Gjilan

0%

Një fëmijë ka vdekur dje në QKUK. Ai ishte duke marrë trajtim mjekësor, pasi para gati dy javësh ishte rrëzuar nga trotineti elektrik. Ngjarje kishte ndodhur saktësisht më 8 qershor në rrugën “Pajazit Nushi” në Gjilan. Sipas policisë, me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë u është dorëzuar familjarëve. Rasti është cilësuar nga organet e rendit si “Vetaksident trafiku me fatalitet”.

Burimi: Bota Sot